Mehaj i uron shërim të shpejtë ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiq

19:11 | 11 Nëntor 2023
mehaj-i-uron-sherim-te-shpejte-ministrit-te-mbrojtjes-se-kroacise,-mario-banozhiq

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas një aksidenti trafiku në të cilin është i përfshirë ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic, raportoi se ministri Banozhiq ka pësuar lëndime serioze trupore si pasojë e aksidentit, por se është jashtë rrezikut për jetë.

“Më vjen keq që dëgjoj për aksidentin në të cilin është përfshirë ministri Banozhiq dhe i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social “X”.

Më tej Mehaj ka treguar se Banozhiq, kishte një rol shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

“Përpjekjet e tij diplomatike kanë forcuar me të vërtetë lidhjet midis Kosovës dhe Kroacisë, Së bashku, ne arritëm marrëveshje shtet-me-shtet (G2G) .që i afruan kombet tona”, ka përfunduar Mehaj.

Komento: