Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit

15:05 | 14 Nëntor 2023
lajcak-pas-takimit-me-vuciqin:-diskutuam-per-zbatimin-e-marreveshjes-per-rrugen-drejt-normalizimit

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që pati në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Pa dhënë shumë detaje nga biseda, Lajçak tha se takimi ishte për përgatitjen e takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve dhe për rrugën përpara në dialogun

“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkaq, Vuçiq tha se Serbia është gjithmonë e gatshme” për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar”./Front Online

Komento: