Rexhaj: Ne kemi sensin për t’u marrë vesh me Serbinë, ajo vetëm shtiret

22:17 | 15 Nëntor 2023
rexhaj:-ne-kemi-sensin-per-t’u-marre-vesh-me-serbine,-ajo-vetem-shtiret

Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, duke folur për Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe ka theksuar tri pika sa i përket dialogut me Serbinë, sipas tij: Kosova është e hapur për dialog, nuk është bllokues dhe se kanë sensin për t’u marrë vesh me Serbinë.

Por, sipas Rexhajt, Serbia shtiret se do marrëveshje e në anën tjetër bën sulme terroriste dhe voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Mirë mos ta harrojmë një gjë, Asociacioni që moti ka qenë obligim ndërkombëtar. Por që nuk u zbatua asnjëherë. Dhe në atë kuptim mendoj që kryeministrit Kurti edhe në Kuvendin e Kosovës, mirëpo gjetiu edhe këto ditë është duke e thanë një gjë e që për mua ka rëndësi. Që në thelb ne jemi pala e cila është e hapur për dialog e para, e dyta nuk jemi bllokues të dialogut e treta kemi sensin për tu marrë vesh me Serbinë.

Por ta kryer një marrëveshje të detyrueshme dhe obligative me Serbinë, dhe në anën tjetër ajo që unë po e shoh në aspektin strategjik është qerrja e maskës së Serbisë, e cila pra shtirret se do dialog me Kosovë, shtirret marrëveshje me Kosovën. E në anën tjetër kuro dy palë dialogojnë edhe kanë një marrëveshje siç është marrëveshja bazike dhe në anën tjetër me akte terroriste të sulmon në anën tjetër voton kundër Kosovën në anëtarësim ne organizmat e ndryshëm ndërkombëtar”, ka thënë Rexhaj në “Debat Plus”.

Komento: