Gjenden substanca narkotike në burgun e Dubravës

08:55 | 16 Nëntor 2023
gjenden-substanca-narkotike-ne-burgun-e-dubraves

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Policia njofton se më 15.11.2023 nga zyrtaret e burgut, është raportuar se gjatë bastisjes në pavijonin 5 dhe 6 janë gjetur dy qese me substancë narkotike me peshë prej 3 gram.

Gjithashtu në të njëjtën ditë nga zyrtaret e burgut, është raportuar se edhe në korridorin e burgut është gjetur substancë narkotike me peshë prej 3 gram.

Lidhur me rastet është njoftuar prokurori./Front Online

Komento: