
Në një bankë në Prishtinë janë deponuar 462 euro monedha dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rastin në Polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë paratë janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtutjeshme.
Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë:
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 10.11.2023. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se, nga klientë të ndryshëm janë deponuara në bankë 462 € monedha dhe kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.