
Në Bruksel filloi takimi i të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij me delegacionin serb.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka mbërritur në Bruksel me një ekip prej 18 personash.
Më herët, pas takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajçak në Beograd, Petkoviq deklaroi se diskutimet për statutin e Asociacionit duhet të japin përgjigje se sa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me komunitetin do të zgjidhen dhe mbi të gjitha se si atyre do të zgjidhen kompetencat ekzekutive që ka Asociacioni, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në 2013 dhe 2015.
“Kjo vlen edhe për shëndetësinë dhe arsimin dhe planifikimin hapësinor dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Beogradi ka të drejtë të financojë të gjitha këto institucione përmes Asociacionit”, theksoi Petkoviq.
Të dyja palët kanë qenë më parë në Bruksel më 26 tetor dhe më pas janë zhvilluar takime të ndara mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me përfaqësues të BE-së./FrontOnline/