Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara

10:51 | 16 Nëntor 2023
krasniqi-takon-komisionerin-varhelyi:-anetaresimi-i-kosoves-ne-be-dhe-institucionet-euro-atlantike,-eshte-rruga-e-vetme-perpara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po e zhvillon në Bruksel, ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar Krasniqi.

 

Komento: