Qalaj: Shtesat e rrezikshmërisë është dashur të mbesin ato të vjetrat

16:36 | 16 Nëntor 2023
qalaj:-shtesat-e-rrezikshmerise-eshte-dashur-te-mbesin-ato-te-vjetrat


Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka vlerësuar takimin që ka ndodhur në mes Policisë dhe Qeverisë, por se thotë se ajo që u është ofruar Policisë është zgjidhej e keqe.

“Është mirë që dje është mbajtë një takim mes përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe Qeverisë. Mendoj, që takimi është dashur që të mbahet, mirëpo fatkeqësisht nga një kumtesë që doli dje nga Qeveria u tha që nuk është arritë ndonjë zgjidhje meqenëse kryeministri i vendit, Qeveria e vendit ju ka thënë pjesëtarëve të Policisë që ata janë duke u kujdesur që me pajisje ta ul rrezikshmërinë dhe me objekte që mendoj se është një zgjidhje e keqe”, ka deklaruar Qalaj .

Sipas tij, me vendimin për shtesat për rrezikshmëri Qeveria po e dëmton Policinë e Kosovës.

“Realisht sot qenka bërë vendim po më duket dhe më vjen keq që Qeveria e vendit ka vendosë të dëmtojë Policinë e Kosovës sa i përket shtesave për rrezikshmëri. Së paku është dashtë që shtesat për rrezikshmëri t’i marrin me të vjetrën, nëse nuk ka mundësi buxhetore që ato të rriten së paku ashtu siç ka qenë për çdo polic të ketë shtesa për rrezikshmëri”, ka shtuar ai.

Komento: