Deputeti i PDK-së: Kurti po bën lojë, Komunat që qeverisen nga opozita i dëshiron të dështuara

17:59 | 16 Nëntor 2023


Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024.

Ai, ka thënë se i njëjti nuk i plotëson as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Më shumë është një lloj buxheti social dhe jo buxhet sidomos që i përkrah investimet kapitale. Kemi shkurtim të investimeve kapitale në të gjitha komunat e Kosovës dhe mendoj që është gabim. Duhet të ketë investime sa më shumë. Mirëpo, është një lloj loje e kryeministrit Kurti. Ju e dini që vitin e kaluar është folur shumë për tatimin në pronë dhe me ligj komunat janë detyruar që t’i falin të hyrat që ata i marrin nga inkasimi i tatimeve dhe tani po ashtu me shkurtimin e investimeve kapitale po tentohet që komunat të shihen në një farë forme nga qytetarët si komuna të dështuara”, ka thënë Qalaj, për Front Online.

Sipas tij, kryeministri Kurti po dëshiron ti qet kryetarët e komunave të dështuar, pasi që shumica qeverisen nga opozita.

 “Ju e dini që shumica absolute e komunave u takojnë partive opozitare dhe ky është qëllimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri që qytetarët t’i shohin kryetarët e komunave si njerëz që nuk dinë me qeveris, të cilët nuk kanë ide për projekte e në fakt qeveria ua shkurton buxhetin për investime kapitale, për subvencione e kështu me radhë dhe që është gabim”, ka shtuar ai.

Komento: