
Për të shtatën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni për Rezerva Shtetërore.
Kjo, pasi që deputetët e pushtetit nuk po marrin pjesë në mbledhje.
E, lidhur me këtë deputeti Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online, thotë se mosprezenca e deputetëve të pushtetit në mbledhje tregon se ka keqpërdorime enorme në rezerva shtetërore.
“Po, i bojkotojnë këto komisione me të vetmin qëllim që publiku, qytetari i Kosovës të mos informohet për keqpërdorimet ose dyshimet për keqpërdorime të cilat janë bërë për rezerva shtetërore mendoj që kjo nuk e ka ndonjë koment. Që shtatë herë ne tentojmë që ta konstituojmë këtë komision, mirëpo të gjithë ata deputetë nga partia në pushtet asnjëri nga ata nuk ka ardhë asnjëherë dhe mendoj se kjo tregon shumë më shumë se me të vërtetë kemi keqpërdorime enorme me vaj, me grurë që mendoj se as nuk do të duhej të diskutohej kjo çështje”, ka deklaruar deputeti Qalaj.