
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kryeministri Albin Kurti është i vetëm Kryeministri i cili iu ka paguar energjinë elektrike në veri të Kosovës.
‘I vetmi kryeministër deri sot që ka qenë më i zoti se krejt na tjerët, ai u ka paguar rrymën në veri, cent për cent, Kurti u dal 100 herë ma i zoti se krejt qeveritë bashkë që kanë ekzistuar që pas luftës. Nuk ka kryeministër ma të zotin’‘, tha Haradinaj sonte në emisonin ”Click” të RTV21.
Haradinaj ndër tjera ka shtuar se gjatë qeverisje Kurti, çmimi i enegjisë elektrike është rritur dy herë në Kosovë.
Buxheti 2024, Haradinaj: Kemi zvogëlim të buxhetit edhe në mbrojte edhe Polici
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke komentuar projeketbuxhetin për vitin 2024, ka thënë se nuk ka rritje të buxhetit as në Ministrin e Mbrojtjes e as te Polica..
”Kemi zvogëlim të buxhetit edhe në mbrojte edhe në rend te Policia”, tha Haradinaj ndër tjera.
Haradinaj: Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ditë më parë në Vjenë tha se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.
”Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë, ai flet çka dëshiron, numrat flasin. Paret e dedikuara në qeverisjen Kurti numrat, raporti i thesarit gjitha tregojnë që janë bartur nga viti në viti nuk janë investuar, në një botë virtuale te Kurtit buxhetore ndoshta po, por në ekonomin e Kosovës jo”, tha Haradinaj.
Ndër tjera, Haradinaj ka shtuar se ”Kurti e ka ngadalësuar Kosovën e ka vështirësuar situatën ekonomike tërsisht”.
Projektbuxheti për vitin 2024, Haradinaj: Papërgjegjësi për buxhetin, rrezik për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thënë se rritja e buxhetit për vitin 2024, është rritja më e vogël që nga shlirimi i vendit.
”Nëse i merr shumat e bartuara këtu është mashtrimi me këtë buxhet, rreziku më i madh i këtij buxheti është me vazhdu tradita e mos investimit”, tha Haradianj ndër tjera.
Ai tutje ka shtuar se Kosova është në rrezik buxhetor, teksa shtoi se është ”papergjegjësi për buxhetin, rrezik për Kosovën”.
I pari i AAK-së ndër tjera ka thënë se janë dy situata që bëjnë rrezik për Kosovën sa i përket buxhetit.
”Kemi dy situata që e bëjnë rrezik për Kosovën papergjegjësin buxhetore, e para ku parashihen me shku këto, është një papergjegjësi mënyra se si i parashohin ndarjet buxhetore, pastaj akti tjetër që është edhe shkelje ligjore, krim. Kurrë ligji thotë ki me investu buxhetin e Qeveria e Kreyministri vendos me i bartë për vitin tjetër është shkelje, këto janë vrejtje që i kam thënë edhe sot”, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka shtuar se nëse buxheti i paraparë për një vit nuk arrin ndonjë qëllim, atij i humb vlera.
‘‘Buxheti i painvestuar, buxheti që nuk ka arritur një qëllim është i shpenzuar, humb në vlerë. Kurti mund të paditet nëse e shohim në terma ligjor nga disa ekspret, se duke mos implentuar buxhetin i ka humbur Kosovës milionat në vit”, tha Haradinaj.