Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

08:15 | 17 Nëntor 2023
keshilli-prokurorial-i-kosoves-therret-takim-te-jashtezakonshem

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thirrur për sot takim të jashtëzakonshëm i cili do mbahet sot nga ora 11:30.

KPK njofton se ky takim do të mbahet në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.

“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së./Front Online

Komento: