Ferizajasit i demolohet shtëpia e më pas i vidhet edhe vetura

09:36 | 17 Nëntor 2023
ferizajasit-i-demolohet-shtepia-e-me-pas-i-vidhet-edhe-vetura

Një qytetar nga fshati Pleshinë e Ferizajt ka qenë cak i një vjedhjeje dje pasdite.

Ai ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë thyer e demoluar shtëpinë e më pas i kanë vjedhur edhe shtëpinë.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e tij si dhe nga garazhda i është vjedhur vetura e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: