Vuçiq: Friedman është lobist shqiptar, gënjen kur thotë se Serbia po përgatitet për luftë

12:40 | 17 Nëntor 2023
vuciq:-friedman-eshte-lobist-shqiptar,-genjen-kur-thote-se-serbia-po-pergatitet-per-lufte

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e kotë t’i përgjigjemi të gjitha “gënjeshtrave” që po përhapen për Serbinë, si dhe heqjes së varrit të ushtarëve serbë nga varrezat në Prishtinë.

“Është e pamundur t’u përgjigjesh çdo ditë gënjeshtrave të tyre, si dhe heqjes së pamend të lapidarit serb në varrezat e Prishtinës. Sepse sa herë që pyet veten se çfarë ka në mendjen e atyre njerëzve që e bëjnë këtë, nuk mund të vish në çfarëdo përfundimi”, tha Vuçiq mbrëmë i pyetur nga gazetarët në Panairin e Verës në lidhje me pretendimin e gjeopolitikanit amerikan George Friedman se Serbia po përgatitet për luftë, transmeton FrontOnline.

Ai theksoi se ky është një lobist shqiptar dhe se gënjeshtra të tilla i dëgjon që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

Ai shtoi se ne duhet të ndërtojmë vendin tonë, të ecim përpara dhe të kemi sa më shumë rritje, në mënyrë që të kalojmë vendet e BE-së që janë para nesh./FrontOnline/

Komento: