Mbahet Forumi Ekonomik Ballkanik 2023

16:25 | 17 Nëntor 2023
mbahet-forumi-ekonomik-ballkanik-2023

Thellimi i bashkëpunimit rajonal është thelbësor në nxitjen e rritjes ekonomike, për paqen dhe sigurinë në të gjitha vendet e Ballkanit.

Shoqata e Bankave të Kosovës njofton se Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 që u mbajt në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Sipas Shoqatës së Bankave në Kosovë ky forum është i gjerë dhe bëri bashkë liderë nga Ballkani dhe bota, akademikë, studentë, media dhe figura të tjera nga sektori publik e privat.

I ftuar në këtë forum ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Balija ishte pjesë e diskutimit të panelit që diskutoi temën, “Perspektivat e Ballkanit: Rëndësia e tregjeve sekondare likuide për transaksionet e kredive jo-performuese”.

“Misioni kryesor i Forumit Ekonomik Ballkanik ishte mbështetja dhe zgjerimi i zbatimit të strategjive inovative që sjellin zgjidhje efektive për sfidat aktuale ekonomike që hasin vendet e Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Komento: