Bislimi takon kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, flasin për liberalizimin e vizave

19:40 | 17 Nëntor 2023
bislimi-takon-kryetarin-e-shoqates-se-te-verberve,-flasin-per-liberalizimin-e-vizave

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki.

Në takim u theksua rëndësia e informimit të komunitetit të personave të verbër rreth liberalizimit të vizave dhe rregullave të lëvizjes pa viza në zonën Shengen.

Po ashtu, u fol edhe mbi përgatitjen e dokumenteve relevante për çështjet integruese në shkrimin Braj dhe format alternative, si dhe implementimi i plotë i ligjit për personat e verbër, si imperativ për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të angazhohet maksimalisht për të ofruar mbështetje konkrete e adresuar tematikat e ndërlidhura me personat me nevoja të veçanta”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.​

Komento: