Specialja ia konfiskon telefonin ish-komandantit të Brigadës 122 të UÇK-së

21:24 | 17 Nëntor 2023
specialja-ia-konfiskon-telefonin-ish-komandantit-te-brigades-122-te-uck-se

I është konfiskuar telefoni ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, nga  Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i Vllaznim Kryeziut. Ai për RTKLive ka thënë se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit i është konfiskuar.

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë, ende nuk është deklaruar për këtë rast.

 

Komento: