Deputetja e PDK-së: Për ta kundërshtuar “Zajednicën” qytetarët dhanë jetën, Kurti i mashtroi

08:02 | 18 Nëntor 2023
deputetja-e-pdk-se:-per-ta-kundershtuar-“zajednicen”-qytetaret-dhane-jeten,-kurti-i-mashtroi

Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti kur u bë miratimi i buxhetit tha se kjo ndarje do të jetë për të gjithë dhe është fokusuar në disa fusha.

Të enjten Kuvendi ka pasur shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e 2024-tes.

 

Deliu-Kodra: Buxheti i 2024-tes, mbështet luksin qeveritar- është ndarë në favor të komunave të VV-së

Kritika për këtë ndarje buxhetore ka hedhur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se ky buxhet do ta mbështesë luksin qeveritar.

Sipas saj, nuk do të ketë stabilitet të vendit.

“Nuk pritët që të ketë stabilitet të vendit me këtë projektbuxhet i cili është për mbështetjen e luksit qeveritar. PDK nuk do të votoj një buxhet që nuk është zhvillimor i cili është për ndarje partizane e partisë në pushtet që po synon çdo ditë t’i kap bordet, punësimet e afera të shumta korruptive”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së, thotë se nevojat e qytetarëve nuk i reflekton buxheti 2024.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se ndarja buxhetore është bërë në favor të komunave të udhëhequra nga VV-ja.

“Buxheti i 2024 nuk i reflekton nevojat dhe shqetësimet që sot i kanë qytetarët, qeveria ka vendosur t’i mbështesë komunat me të cilat është në pushtet, duhet të mbështetën të gjitha komunat por një ndarje e tillë e cila reflektohet në buxhet flet për një vit elektoral dhe për hapjen e kuletës së shtetit vetëm për komunat që udhëheq VV ato të cilat nuk janë shumë të diskriminuar”, theksoi ajo.

Deputetja Deliu-Kodra nuk pret që pushteti të reflektojë as tek sindikatat, pensionistët e minatorët.

Ajo ka kritikuar pushtetin edhe për projektet kapitale.

“Projektet kapitale kanë qenë shumë të ulta. Në këto 3 vite s’kemi parë asnjë projekt serioz edhe pse kemi pa inflacion të lartë e çmime të larta. Nuk po shohim asnjë reflektim të Qeverisë për të investuar politikat zhvillimore për t’i ndihmuar pensionistët, policët, sindikatat, minatorët ku i shohim çdo ditë me përballje të rëndë më ekonominë e cenuar e asnjë projekt zhvillimore për vende të reja të punës”, u shpreh deputetja e PDK-së për Front Online.

 

 

Deliu-Kodra për Asociacionin: Përpjekjet e kryeministrit për ta demonstruar draftin e ri më modern ,janë qesharake

Tema më aktuale në vend është ajo e draft-statutit të Asociacionit të cilin ditë më parë e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për këtë çështje.

Ajo kritikuese është shprehur për Qeverinë pasi nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë draft.

Sipas saj, opozita është jo e informuar mbi këtë temë.

“Për një dokument kaq të rëndësishëm kur diskutohet për draft-statutin ne nuk kemi marr asnjë dokument zyrtar nga Qeveria, kjo është jo demokratike. Nëse i kthehemi të kaluarës së opozitarit të Kurti ku ai ka bërë në vazhdimësi përpjekje për transparencë e llogaridhënie, nuk po e shohim këtë tash për një dokument që kemi dëgjuar përmes liderëve tanë e mediave, por për version zyrtarë që i është dhënë Qeverisë nuk jemi informuar”, theksoi ajo. 

Deliu-Kodra tha se nuk ka dijeni se ku bazohet Kurti për referimin e marrëveshjes së 2013-2015.

Ajo thotë se përpjekjet e kryeministrin për ta demonstruar draftin e ri më modern, janë qesharake.

Deputetja tha se i pari i Qeverisë nuk e ka të lehtë ta mbrojë Zajednicën që e kundërshtoi me vite.

“Kurti tha se është një draft-statuti më modern e më i mirë duke u përmend marrëveshja e 2013-2015 ndërkohë që ajo është thënë, asnjëherë nuk ka pas një draft-statut të Asociacionit dhe nuk e di për çfarë drafti po diskuton Kurti që i referohet marrëveshjeve të 2013-2015”.

 “Lojën e fjalëve dhe taktikat që ai i bënë se nuk e kishte të lehtë ta mbronte Zajednicën të cilën e ka kundërshtuar për 10 vite dhe përpjekjet e tij për ta demonstruar këtë draft të ri më modern ishin qesharake për liderin i cili i ka prirë protestave më radikale në vend për të cilat është derdhur gjak e janë dhunuar institucionet”, tha ajo.

 

Deputetja Deliu-Kodra: Draft-statuti i Asociacionit ka referenca të rezolutës 1244, shqetësuese

Duke folur në një intervistë për Front Online, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka shprehur një shqetësim për draft-statutin e Asociacionit.

Ajo thotë se ka referenca të rezolutës 1244, e cila është shqetësuese.

Deputetja e PDK-së tha se në vend se të flitet për njohje të ndërsjellët flasim për Asociacionin.

“Në preambulën e një dokumenti kaq të rëndësishëm ka referenca të rezolutës 1244 ky është shqetësim i yni se gjithkund ku referohet kjo rezolutë nuk bëhet fjalë për sovranitetin dhe Kushtetutshmërinë e Kosovës kemi mbërri në stadin që në kohën që është dashur të flitet për njohjen e ndërsjellët ndaj Kosovës dhe Serbisë që ka qenë edhe angazhim edhe i qeverive paraprake sot ne e kemi kushtin kryesor Asociacionin”, ka deklaruar ajo.

Blerta Deliu Kodra thotë se Qeveria ‘Kurti’ ka vendosur e para Kosovën nën masat e BE-së.

Sipas saj, kjo do duhet të ishte tema e jo Asociacioni.

“Kjo qeveri e cila e ka vendosur e para vendin në sanksione e ne tash e sa kohë flasim për nevojën që të largohen këto masa të BE në raport me Kosovën tema jonë kryesore është Asociacioni”, theksoi Deliu-Kodra për Front Online.

 

Deputetja e PDK-së: Kurti e ka obligim t’i zgjedh kërkesat e njësitit policor ‘FIT’

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Për këtë situatë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur shqetësim.

Ajo tha për Front Online se Kurti e ka obligim t’i zgjedh kërkesat e njësitit ‘FIT’.

Deliu-Kodra ka rikujtuar sulmin në Banjskë ku ky njësitë policor është përballë më agresionin serb.

“Beteja e Kurtit me policinë për të mos gjetur një dakortësi në kërkesat që kanë policët që përmendën edhe shtesat e rrezikshmërisë, Qeveria ka ndarë diçka por nuk është as afër asaj që ka qenë kërkesë e njësive FIT. Shpesh Qeveria i ka quajtur heronj, kishte përpjekje nga Kurti për të thënë se ata janë të pajisur me pajisjet më të shtrenjta. FIT ka pasur përballje më të drejtpërdrejt me agresionin serb, kanë qenë në radhë të parë për ta mbrojtur sovranitetin, obligim i Kurtit është të gjejë zgjedhje për kërkesat e tyre”, ka thënë ajo. 

 

 

Komento: