Liberalizimi i vizave/ Vetëm në komunat veriore u lëshuan rreth 1500 pasaporta të Kosovës gjatë këtij viti

13:22 | 19 Nëntor 2023
liberalizimi-i-vizave/-vetem-ne-komunat-veriore-u-leshuan-rreth-1500-pasaporta-te-kosoves-gjate-ketij-viti

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen.

Vendimi për liberalizimin e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e numrit për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave që Front Online ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga janari e deri më 12 nëntor të këtij viti, janë pajisur mbi 262 mijë qytetarët më pasaporta.

“Gjatë vitit 2023 (deri me datën 12.11.2023) janë pajisur gjithsej 262093 qytetarë me pasaporta”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Interesim për pasaporta të republikës, ka edhe nga komunat veriore, me shumicë serbe.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda periudhës 11 mujore, janë pajisur me pasaportë të republikës rreth 1500 qytetarë.

Komuna që prin me numrin më të madh është ajo e Mitrovicës Veriore.

Nga fillimi i këtij viti deri në 14 nëntor, në katër komunat veriore deri më tani afër 1500 qytetarë kanë aplikuar për tu pajisë me pasaportë të Kosovës. Leposaviq – 186 Z. Potok – 159 Zveçan – 43 Mitrovicë në veri – 1070”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Front Online.

Serbët e Kosovës që kanë pasaportë ilegale serbe të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë nuk do të mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, pasi Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaportë të Kosovës më 18 prill.

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë regjim vizash që nga dhjetori i vitit 2009 dhe Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina kaluan në të ashtuquajturën listë të bardhë Shengen në dhjetor të 2010-s.

Procesi i liberalizimit me Kosovën ka zgjatur më së shumti në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./Front Online/

Komento: