​Pozita u bën thirrje deputetëve opozitarë që të enjten t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

14:46 | 20 Nëntor 2023
​pozita-u-ben-thirrje-deputeteve-opozitare-qe-te-enjten-t’i-votojne-marreveshjet-nderkombetare

Deputeti nga mazhoranca, Armend Muja ka thënë se në seancën e Kuvendit që është vendosur të mbahet të enjten shumica e pikave që do të diskutohen janë për marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai u ka bërë thirrje gjithë deputetëve, me theks atyre të opozitës t’i votojnë këto marrëveshje, pasi siç tha ai, janë jetike për qytetarët e vendit.

Muja pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit derisa ka renditur marrëveshjet që do të diskutohen, tha se afërisht vlera e tyre është 400 milionë euro.

Komento: