Osmani: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet në Banjskë, do të inkurajohej ta destabilizojë Ballkanin

16:33 | 20 Nëntor 2023
osmani:-nese-serbia-nuk-perballet-me-asnje-mase-per-sulmet-ne-banjske,-do-te-inkurajohej ta-destabilizoje-ballkanin

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.

“Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, deklaroi Osmani.

Komento: