Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE’së, t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

19:08 | 20 Nëntor 2023
rohde:-kosova-po-perparon-me-shpejt-se-vendet-tjera-te-rajonit-drejt-be’se,-t’i-zbatoje-marreveshjet-me-serbine

Ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.

Këtë deklaratë ai e dha në “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Rohde shton se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova  duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.

Komento: