Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

07:56 | 21 Nëntor 2023
vranet-dhe-reshje-shiu-sot,-bien-temperaturat-maksimale

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000 m do të ketë kushte për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./Front Online

Komento: