Ambasadori Zemaj takohet me ambasadorin Hovenier

16:01 | 21 Nëntor 2023
ambasadori-zemaj-takohet-me-ambasadorin-hovenier

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, e ka zhvilluar këtë të martë një takim me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Takimi është zhvilluar në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Zemaj është shprehur mirënjohës ndaj ShBA-së dhe mbështetjes që ia kanë dhënë dhe vazhdojnë t’ia japin Kosovës dhe rajonit.

“Faleminderit Ambasador Hovenier për pritjen tuaj të ngrohtë dhe diskutimin e shkëlqyer sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës ndaj #SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euroatlantike të #Kosovës dhe vlerësojmë shumë angazhimin e fortë të SHBA-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë”, shkroi Zemaj në rrjetin social X.

Komento: