Gashi: Gabim historik nëse lejohet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

19:06 | 21 Nëntor 2023

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë se është gabim historik nëse zgjedhjet e Serbisë mbahen në Kosovë.

Gashi ka thënë se do t’i shohin qartë veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Ne do t’i shohim qartë veprimet e kryeministrit Kurti por është një gabim historik nëse lejohet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë Gashi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Mund të ketë konglomerat politik edhe nga faktori ndërkombëtar që të bëjnë një presion të cakuar ndaj Qeverisë së Kosovës…Mendoj se kjo çështje do tӕ diskutohet edhe në Parlamentin e Kosovës, Kurti nuk merr veprime të njëanshme. Mendoj se pa një diskutim strategjik, pa një gjë strategji që i bjen në strategji shtetit të Kosovës, kryeministri nuk merr një veprim të tillë, pikërisht në situatën e ndërlikuar që gjendemi me komunitetin serb në Serbi, jo në Kosovë”, ka thënë ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim.

Komento: