Berisha: Draft-Statuti i Zajednicës është kushtetutë e Serbisë për ndarjen e territorit të Kosovës

21:21 | 21 Nëntor 2023
berisha:-draft-statuti-i-zajednices-eshte-kushtetute-e-serbise-per-ndarjen-e-territorit-te-kosoves

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se draft-statuti i Asociacionit i publikuar në media, është kushtetutë e Serbisë.

Sipas tij, versioni final i atij drafti është mbi 90% i saktë, por ndërkohë mund të ndërrojë diçka.

“Tani jemi te statuti, në përmbajten e tij siç e ka publikuar Burim Ramadani është mbi 90% ai draft  do të jetë, mundet komentet me ndiku me pas ndonjë ndryshim por ai është drafti dhe ai draft nëse e lexojmë me kujdes pa ndonjë orientim partiak, ai draft është kushtetuta e Serbisë për ¼ e territorit ku kemi me nda sovranitetin politik me të”, tha Berisha në Pressing..

Ai po ashtu tha se BE ka dështuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Bashkimi Evropian, me zhvillimet e 24 shtatorit, ka tregu që ka dështu në procesin politik në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento: