Nëntë të lënduar nga shpërthimi me bombë në ‘Tregun e Kafshëve’ në Prizren

09:21 | 22 Nëntor 2023

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Sot me date 22.11.2023.  rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu I kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para  është kuptuar se 9 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi për Front Online

Sipas tij, të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe  është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, ka thënë më tutje Gashi./Front Online

Komento: