Nga 1 janari e deri më tani, rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

09:22 | 22 Nëntor 2023
nga-1-janari-e-deri-me-tani,-rreth-57-mije-femije-u-trajtuan-ne-pediatri

Rreth 57 mijë fëmijë janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë nga 1 janari i këtij viti.

Sipas njoftimit, numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

“56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani.

Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: