
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.
Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.
Por, ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.
Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se kanë insistuar q ëtë kenë qasje në dokumentet që ofrohen për këtë temë por edhe dokumente të tjera.
Dhe, krejt kjo për shkak se thotë se mund të japin ekspertizën e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim
“ Por, përderisa qasja jonë është e kufizuar thuajse jemi në një terr informativ ne e kemi vështirë të ndërtojmë qëndrime në dokumentet të cilat nuk e kanë një rrugëtim zyrtar deri tek Lidhja Demokratike e Kosovës, por dalin në forma të ndryshme, nga burime të ndryshme në media. Tani me atë kulturën tonë institucionale është vështirë të gjykojmë përderisa ne nuk i kemi dokumentet po të njëjtat të cilat i ka në dorë kryeministri Kurti”, ka thënë Quni./Front Online