Kurti: Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, përveç çizmeve në tokë me dronët Bayraktar ka edhe sy në qiell

13:29 | 22 Nëntor 2023
kurti:-ushtrine-e-kemi-me-te-forte-se-kurre,-pervec-cizmeve-ne-toke-me-dronet-bayraktar-ka-edhe-sy-ne-qiell

Ushtria dhe buxheti i dedikuar për modernizimin e FSK-së kanë qenë në fokusin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë në Prishtinë.

Duke folur për arritjet në 2/3 e mandatit të tij qeverisës, Kurti vendosi theksin tek ushtria, duke thënë se tashmë Kosova e ka më të fortë se kurrë më parë.

Për ta nxjerrë më në pah transformimin, Kurti tha se “përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar”.

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191%, gati trefishin”, deklaroi Kurti./Express

Komento: