Kurti fajësoi ASK-në për shtyrjen e regjistrimit, Rukiqi: Agjencia funksionon brenda ZKM-së

14:17 | 22 Nëntor 2023
kurti-fajesoi-ask-ne-per-shtyrjen-e-regjistrimit,-rukiqi:-agjencia-funksionon-brenda-zkm-se

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që regjistrimi i popullësisë të shtyhet për në muajin prill të vitit 2024 dhe për këtë kryeministri Albin Kurti fajësoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Rukiqi ka thënë se Kurti nuk po e di se as çka udhëheq e as kë, duke shtuar se “ASK’ja funksion brenda Zyrës së Kryeministrit”.

“Me gjase ky nuk e din, as çka udheheq, as kend e udheheq. Agjencia e Statistikave te Kosoves, funksionon brenda Zyres se Kryeministrit. Fajin e ke te Zyra juaj Kryeminister.  I shkuan 3 vite me ankesa dhe viktimizim”, ka thënë Rukiqi./Front Online

Komento: