
Autoritetet kosovoare mbrëmë ua kanë ndaluar ndihmësdrejtorëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Svetlana Miladinov dhe Igor Popoviq, të hyjnë në territorin e Kosovës ku është dashur të marrin pjesë në Ditën e Komunës së Mitrovicës, shkruan Novosti, transmeton FrontOnline.
Përderisa Kosova ka refuzuar hyrjen në territorin e Kosovës për drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatorin në dialog, Petar Petkoviq, është ndaluar edhe ndihmësdrejtoresha, Milena Parliq të martën për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa të hënën më 20 nëntor të njëjtin ndalim i është shqiptuar edhe ndihmës drejtoreshës Jelena Stojkoviq, e cila sipas Novosti është dashur të vizitojë dy familje në nevojë sociale.
Të gjithë ndihmësdrejtorëve të të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë u është thënë se hyrja e tyre në territorin e Kosovës është e ndaluar deri më 31 dhjetor.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes së arritur në Bruksel, ndihmësdrejtorët nuk i paralajmërojnë vizitat e tyre, por atyre iu mundësohet hyrje e papenguar në Kosovë.
Për këtë arsye sipas Novosti, Serbia për këtë shkelje të marrëveshjes do ta informojë edhe ndërmjetësuesin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak./FrontOnline/