Detaje të reja nga aksidenti në Prishtinë, ja sa persona u lënduan

21:05 | 22 Prill 2019

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Prishtinë.

Nga aksidenti i cili ndodhi në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut.

Komento: