E dhimbshme, ja në çfarë gjendje u gjetën trupat e pa jetë në Dardani, detaje nga Prokuroria

21:16 | 22 Prill 2019

Prokurori jep detaje të padëgjuara

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, në emisionin T7 ka dhënë detaje të papublikuara deri më tani rreth tragjedisë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Prokurori tregon se kur ka arritur policia në banesën ku u krye rast, trupat e pajetë janë gjetur të shpërndarë.

“Dy gratë pa jetë janë gjetur në kuzhinë, ndërsa burri është gjetur i pajetë në dhomën e fjetjes. Mendoj se vajza e vogël nuk e ka parë krimin pasi lodrat e saj kanë qenë në dhomë, mirëpo mendohet se kur e ka dëgjuar zhurmën ka dalë në sallon”, ka treguar ai.

Prokurori tregon se janë në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo nga informatat që kanë marrë nga djali i Hasan Kransiqit, që dyshohet se privoi nga jeta dy familjaret e tij dhe vetën.

“Kish pasur probleme psikike. Por sic kemi marrë informata nga djali i tij, kohëve të fundit ai ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur shenja dhune”, tha ai.

Ai tregon se çka i ka thënë i ndjeri djalit të tij kur e ka marrë në telefon, pasi janë privuar nga jeta dy gratë.

“Në telefonatën që e ka marrë ka thënë se këto dyja i kurtalisa, e tash po e kurtalisi edhe vetën”, ka thënë Hamiti.

Komento: