Bislimi në krye të delegacionit me Muratin, Rizvanollin dhe Aliun shkojnë në Bruksel

20:24 | 23 Nëntor 2023
bislimi-ne-krye-te-delegacionit-me-muratin,-rizvanollin-dhe-aliun-shkojne-ne-bruksel

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Me ftesë nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Republika e Kosovës në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje (Growth Plan).

Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave.

Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Komento: