Policia jep detaje për shembjen e objektit në Fushë Kosovë

21:50 | 22 Prill 2019

Shembet një objekt në Fushë Kosovë.

Mbrëmjen e sotme një objekt është shembur në Fushë Kosovë.

I njëjti objekt raportohet se ka qenë në ndërtim e sipër.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Elez Berisha në zonën industriale në Fushë Kosovë është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitet e nevojshme policore”, ka thënë për lajmi.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar organet kompetente.

Komento: