Krasniqi: Kur bën transaksione mbi 1 milion euro në ditë, paga 7 mijë e 500 euro të duket modeste

18:14 | 24 Nëntor 2023
krasniqi:-kur-ben-transaksione-mbi-1-milion-euro-ne-dite,-paga-7-mije-e-500-euro-te-duket-modeste

Deputetja nga Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Rrezarta Krasniqi, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini me Dibran Istrefin, i ka komentuar deklarata ministres se Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ku kjo e fundit pagën e Gani Jakupit, e cila është në vlerë prej 7 mijë e 500 eurosh, e ka vlerësuar si pagë modestet.

Sipas Krasniqit, Gëvalla ka bërë një deklaratë qesharake kur ka thënë se paga 7 mijë e 500 euro është pagë modeste.

“I ka deklaratat qesharake, një pagë në vlerë 7 mijë 500 euro modestet, kjo për mua është qesharake dhe shqetësuese, nuk e di unë si ajo sot ka dalë para qytetarëve të Kosovës, para familjarëve dhe para pensionistëve, ku me atë pagë paguhet 75 pensionit, me atë pagë paguhen 15 policë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se këtij pushteti paga 7 mijë e 500 euro i duket e vogël, pasi sipas saj, ata janë mësuar që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të bëjë transaksione milionëshe brenda një dite në Kosovë.

“Por, për këtë normal [kjo pagë në vlerë 7 mijë e 500 euro] që është modeste, për këtë qeverisje duke u nisur nga transaksioni i të madhit Martin Berishaj, i cili brenda ditës ka bërë transaksione 1 milion e 400 mijë euro”, ka thënë ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se i gjithë pushteti me Ministrinë e Jashtme janë bërë avokatë të Martin Berishajt.

Komento: