Zyrtarët e Komunës së Prishtinës e shikojnë kalldrëmin në Lubjanë për ta shtruar në Kryeqytet

19:56 | 24 Nëntor 2023
zyrtaret-e-komunes-se-prishtines-e-shikojne-kalldremin-ne-lubjane-per-ta-shtruar-ne-kryeqytet

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar një fotografi me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi duke e shikuar një rrugë në Ljublajnë të Sllovenisë, shkruan Gazeta Express.

Zogaj tha se modelin e kësaj rruge me kalldrëm do ta përdorin për rrugën “Rexhep luci”, në Prishtinë.

“Me Krenar XH Xhaferi duke i diskutuar modelet e rrugëve me kalldërm, në Ljubljanë. Një model të ngjashëm do ta implementojmë në Rrugën ‘Rexhep Luci’”, ka shkruar ai.

Komento: