Reshjet e dendura të borës, Policia ka një apel për ngasësit

19:23 | 25 Nëntor 2023

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës në vendin tonë.

Përmes një apeli, nga PK-ja kanë thënë se gjatë natëns për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull.

“Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së  mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

Policia qysh para dy jave ka kërkuar  që drejtuesit e  automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije,  në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në apelin e policisë.

Komento: