
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.
Pozicionimi e këtyre bazave serbe në kufi me Republikën e Kosovës, për ish-inspektorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani është shqetësuese.
Ai thotë që kjo tregon se Serbia pretendon me hy në territorin e republikës sw Kosovws.
“Sa i përket bazave ushtarake te Serbisë përreth kufirit të Kosovës, e që është një numër i madh i tyre, sigurisht se janë shqetësuese. Kjo për vetë faktin se Serbia haptazi shfaq pretendime ndaj territorit të Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk i ka minimizuar këto pretendime”, deklaroi ai për Front Online.
Ish-inspektori i AKI-së: Vuçiqi është ministër i propagandës së Millosheviqit, më radikali në rajon
Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani thotë që ky kërcënim ushtarak serb po bëhet nga Vuçiqi i cili thotë që është më radikali në rajon.
Sopjani për Front Online ka thënë që Vuçiqi ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit.
Megjithatë, ai thotë që duhet të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë të Kosovës dhe të NATO-s.
“Kur kësaj ja shtojmë edhe faktin se në Serbi kemi një lidership me në krye Vuçiç, i cili fillimet e karrierës i ka në huliganizëm dhe njihet si njëri ndër radikalët më të mëdhenj në rajon dhe i cili ka qenë edhe ministër i propagandës së Milloshviq dhe për të cilin heronjtë më të mëdhenj janë Karaxhiq dhe Mladiq (dy kriminel lufte) dhe fakti se Serbia kurrë nuk ka qenë një aleat besnik i perëndimit, atëherë kjo duhet të trajtohet me shumë seriozitet nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës po edhe të NATO-së”, deklaroi ai për Front Online.
Sopjani: Kosova ka kapacitete të mëdha për t’u mbrojtur, Serbia nuk ka guxim për aventura
Pavarësisht kërcënimeve, e pozicionimit të ushtarëve serbe rreth kufirit, ish inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani thotë se Serbia nuk ka guxim tw ndwrmarr ndonjw veprim qw con drejt njw lufte.
Ai për Front Online ka thënë që pasojat e veprimeve ushtarake, do t’i marr direkt Serbia, pasi që sipas tij, Kosova ka kapacitete të mëdha për t’u mbrojtur.
“Duhet ta kemi parasysh edhe faktin se raporti i forcave nuk është ai i viteve 1990 dhe se kapacitetet mbrojtëse të Kosovës janë dukshëm më të mëdha, dhe kur kësaj ja shtojmë edhe prezencën e NATO në Kosovë dhe po ashtu edhe rrethanat gjeopolitike në rajon, atëherë nuk vlerësoj se Serbia ka luksin për ndonjë aventurë të përmasave të një lufte, pasi që pasojat më të mëdha do i barte ajo vetë dhe sado që kërcënohet nga ana e Serbisë, prapë nuk e vlerësojë se e kanë guximin për një ndërmarrje të kësaj natyre”, deklaroi ai për Front Online.
Ish-inspektori i AKI-së: Kosova të ekspozojë sa më shumë veprimet destabilizuese të Serbisë
Ish inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani për Front Online ka thënë që Kosova duhet të vazhdoj të zhvilloj kapacitetet mbrojtëse.
Përveç kësaj, ai thotë që duhet të vazhdoj të ekspozojë sa më shumë veprimet destabilizuese të Serbisë.
“Kosova duhet të vazhdojë të zhvilloj kapacitetet e saja mbrojtëse dhe integrimin e saj në strukturat euro atlantike. Njëkohësisht, duhet të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi me partnerët tanë, me theks te veçantë me NATO dhe po ashtu edhe të ekspozojë sa më shumë që është e mundur veprimet destabilizuese të Serbisë dhe vetë ambiciet e Serbisë”, u shpreh ai për Front Online.