Gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë

09:13 | 26 Nëntor 2023
gjuajtje-me-arme-zjarri-ne-oborrin-e-nje-restoranti-ne-prishtine

Gjuajtje me armë zjarri kanë ndodhur në oborrin e një restoranti në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit.

“Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit”.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: