Bulliqi: Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem

13:55 | 26 Nëntor 2023
bulliqi:-jam-i-lumtur-qe-podujeva-eshte-qyteti-i-pare-qe-do-ta-kete-shtatoren-e-baces-adem

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ai tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem.

“Jam i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që do ta ketë shtatoren e bacës Adem, për arsye se ashtu i takon Podujevës dhe Llapit. Llapi nuk është thjeshtë vendlindja e bacës Adem, por edhe vendi e familja e tij e madhe. Baca sot po skalitet këtu si një hero i një populli që aq shumë e deshi dhe gjithçka sakrifikoi për të”.

“Podujeva dhe Llapi janë të nderuar që tashmë ne zemër të qytetetit të tyre, në bulevardin e qytetit ka personalitet dhe një figurë kaq madhështore”, është shprehur ai.

Komento: