Nis seanca, momenti kur të arrestuarit për grabitjen në Suharekë sillen në gjyq

16:53 | 26 Nëntor 2023
nis-seanca,-momenti-kur-te-arrestuarit-per-grabitjen-ne-suhareke-sillen-ne-gjyq

Dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë kanë dalë para gjyqit.

Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

Komento: