
Anipse i dijnë pasojat, ngritjen e flamurit kombëtar do ta bëjnë edhe këtë vit preshevarët.
“Të burgosur s’ka pasur e dënime po, për vendosjen e flamurit”.
Kështu thotë për Front Online kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
“Të burgosur për flamurin kombëtar nuk ka pasur por dënime të cilat janë vendosur nga institucionet shtetërore. Unë kam marr disa dënime për këto vite që e kam vendos flamurin por ka qenë edhe një xhami e cila e ka vendosur në minare flamurin e cila ka marr dënim, dënime ka por burgosje jo”.
Dënime po, por paralajmërime për mosveprime për 28 Nëntorin s’kanë pasur nga serbët.
“Nuk besoj që dikush na paralajmëron neve për mos me bërë këtë veprim, nuk ka pas dhe s’do ketë por nëse ka do të jenë procedurat ligjore që qojnë deri në dënime të cilat kanë ndodhur në të kaluarën”, tregoi Arifi.