Avokati thotë se është liruar kosovari që u arrestua në Serbi: U ndalua për kartelën e UÇK-së së babait të tij

18:09 | 27 Nëntor 2023
avokati-thote-se-eshte-liruar-kosovari-qe-u-arrestua-ne-serbi:-u-ndalua-per-kartelen-e-uck-se-se-babait-te-tij

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se sot gjatë ditës një bashkatdhetar që po kthehej nga Gjermania në Kosovë, Kushtrim Bytyqi, është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tregoi që tashmë Bytyqi ishte liruar dhe është rrugës për në Kosovë dhe tregoi edhe arsyen pse ai u ndalua në Serbi.

“E vetmja arsye pse është ndalur, sipas familjarëve, është se e ka mbajtur kartelën e babait të tij që ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe kurrfarë probleme tjera Kushtrimi nuk ka pasë”, tha ai.

Pas arrestimit, Smakiqi tha se familja e Kushtrimit e ka angazhuar si avokat për këtë rast.

“I bëra thirrje MPJD që përmes kanaleve diplomatike dhe gjatë këtyre orëve kanë filluar të ndërmarrin veprimet e tyre. Fati i mirë është që Kushtrimi po vjen në shtëpi dhe ankthi 30 orësh i familjes Bytyqi po përfundon”.

Smakiqi u pyet edhe nëse gjatë ndalimit nga policia serbe Kushtrimi është keqtrajtuar në ndonjë formë.

“Nuk e dimë dhe ai ende s’ka arritur në Kosovë. Do të shikojmë nëse ka pasë sjellje dhune ose jo”.

Komento: