
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Gambisë, Sergn Modou.
Gërvalla-Schwarz, mes tjerash theksoi se kanë biseduar me sfidat rajonale dhe globale të sigurisë.
“Shkëmbim miqësor dhe i sinqertë me Serign Modou Njie, ministër i Mbrojtjes i Gambisë, rreth sfidave rajonale dhe globale të sigurisë në një epokë të re globale. Rritja e ndërvarësisë globale kërkon rritje të koordinimit për të zbutur rreziqet dhe për të kapur mundësitë”, shkroi Gërvalla-Schwarz në platformën X.
Friendly and sincere exchange with Serign Modou Njie, Defence Minister of Gambia, about regional and global security challenges in a new global era. Increasing global interdependence requires increasing coordination to mitigate risks and seize opportunities. pic.twitter.com/JzhndGw6VA
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 27, 2023