Aksident në afërsi të konvikteve në Prishtinë, dy persona të lënduar

19:30 | 27 Nëntor 2023

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të konvikteve në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Komento: