
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se “para tri viteve kualiteti i jetës ishte më i mirë”, duke kritikuar kështu Qeverinë Kurti.
”Ne po jetojmë në Kosovë dhe gjithë kemi familje në Kosovë, dhe e dimë që çfarë kualiteti të jetës e kemi pasur para tri viteve e çfarë e kemi sot, gjithmonë duke i pasur parasysh edhe pasojat që i ka lënë pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, sido që të jetë menaxhimi i dobët ose mosmenaxhimi fare me krizën ekonomike ka bërë që populli i Kosovës të jetojë në një varfëri të skajshme”, ka thënë ai në emisionin “Pressing” të T7.
Më tutje, Qalaj ka thënë se “pushteti ka arrogancë në Kuvend për shkak të numrave”.
“Për shkak të mjerimi përshtypja te populli është që nuk po bëjmë sa duhet që ta largojmë këtë qeveri nga pushteti”, ka thënë ai.