Abbott shpërndan fotografi nga pritja e Rita Orës në Prishtinë

23:05 | 27 Nëntor 2023
abbott-shperndan-fotografi-nga-pritja-e-rita-ores-ne-prishtine

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është ndjerë tejet i kënaqur me prezencën e tij, në takimin e yllit të njohur kosovar, Rita Ora, me kreun e Prishtinës, Përparim Ramën.

Me këtë rast, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga momenti i diskutimeve, por edhe i pranim-dorëzimit të çelësit të kryeqytetit të Prishtinës, tek Rita Ora, nga i pari i komunës.

”Ishte kënaqësi t’i bashkohesha kryebashkiakut Rama në mirëseardhjen e znj Rita Ora dhe bashkëshortit të saj Taika Waititi për në Prishtinë dhe për të qenë me ta kur të merrnin çelësin e qytetit”.

Komento: