Halimi: Gratë në Kosovë vriten çdo ditë

23:21 | 03 Dhjetor 2023
halimi:-grate-ne-kosove-vriten-cdo-dite

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka shkruar për vrasjen e Liridona Ademajt, e porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Halimi thotë se në kohën kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim.

Tutje Halimi thekson se gratë në Kosovë çdo ditë vriten së pari në gjuhë që është mendësi patriarkale, pastaj mbi to rëndon dhuna psikologjike, e në fund vriten me armë, edhe nga vrasës me pagesë.

“Sot tre të dyshuarit për vrasjen e një gruaje të re dolën para gjykatës për t’u ballafaquar me veten e tyre të ligë. Në kohën kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim.

Kur një akt i tillë mizor na trand të gjithëve, a kemi arritur të reflektojmë për mendimet e qëndrimet që i kemi për gratë e vajzat në përditshmëri? Jo. Është shtirje! Gratë në Kosovë çdo ditë vriten së pari në gjuhë që është mendësi patriarkale; pastaj mbi to rëndon dhuna psikologjike, e në fund vriten me armë, edhe nga vrasës me pagesë?

Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, për t’na grithë shpirtin e ndalë kohën. Asaj ia preu jetën mendësia e një shoqërie të mërguar larg në tradita mizore”, shkruan ajo.

Komento: